“Kosova do të mbetet e pavarur”, kongresisti amerikan reagon ashpër ndaj zëvendëssekretares së shtypit Wilson
Foto: Laura Hasani

“Kosova do të mbetet e pavarur”, kongresisti amerikan reagon ashpër ndaj zëvendëssekretares së shtypit Wilson

Aktuale February 27, 2025 - 09:28

“Bëje Kosovën Serbi sërish”, kështu ka deklaruar Kingsley Wilson, zëvendëssekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën.

Deklaratë që ka nxitur reagime të shumta e ndër ta edhe të kongresistit amerikan, Ritchie Torres.

Torresi thekson se kjo deklaratë është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.

Ai theksoi se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.

“Çdo përpjekje për të ndryshuar historinë është e kotë. Kosova është dhe do të mbetet një demokraci e pavarur”, shkroi Torresi në një postim në “X”. /Zëri