Ushtarët amerikanë patrullojnë me autoblindë kufirin Kosovë – Serbi

Ushtarët amerikanë patrullojnë me autoblindë kufirin Kosovë – Serbi

Aktuale February 18, 2025 - 16:30

Ushtarët amerikanë kanë patrulluar kufirin Kosovë – Serbi në zonat veriore të vendit, ka ndarë pamje Misioni Paqembajtës i NATO-s në një postim në Facebook.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postim.