
Rohde: Serbia akuzon pa asnjë provë Kosovën për mbështetje të protestave të studentëve
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përmendur raportin e vëzhguesve të BE-së në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, ku thuhet se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.
Rohde ka shpërndarë një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, në të cilën shteti i tij ndan shqetësime për situatën në Serbi, ku thuhet se aktivistët përballen me sulme dhe fushata shpifëse pas protestave të fundit atje, transmeton Zeri.nfo.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefi i EEOM Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke promovuar votat për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi pa asnjë provë”, shkroi Rohde në rrjetin social “Blue Sky”. /Zëri
These attacks and campaigns extend beyond the Serbian border. As EEOM Chief Loiseau highlighted, Serbia interfered in the Kosovar elections by promoting votes for Srpska Lista. At the same time, Serbia baselessly accuses Kosovo of supporting genuine protests in Serbia without any evidence.
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) February 18, 2025 at 2:16 PM
[image or embed]