
Dekorata “Urdhri i Lirisë” i ndahet gjithë familjes Jashari, Besarta: Është dashur veprim dhe vetëmohim për të arritur Pavarësinë
Presidentja Vjosa Osmani, në 17-vjetorin e Pavarësisë sonë, ka ndarë titullin “Urdhri i Lirisë” për gjithë familjen Jashari nga Prekazi.
Për kontributin dhe sakrificën “Urdhri i Lirisë” post-mortem iu dha dhe gjithë familjes Jashari, e cila bashkë me të afërm e fqinj u vra barbarisht nga forcat serbe në mars të vitit 1998.
Dekorata me titull “Urdhri i Lirisë” iu nda nga presidentja Osmani me motivacionin për kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës për betejën e Prekazit më 5,6,7 mars 1998.
Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari, tha se rruga deri te Pavarësia nuk ka qenë e lehtë, teksa falënderoi edhe shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën në shtetndërtim.

“Jam e nderuar që jam në mesin e juaj për 17-vjetorin e Pavarësisë. Duke qenë sot që prezenca ime ka qenë me atë që përfaqësoj, po e nisë me thënien e Hamëz Jasharit, ku thoshte ‘ndoshta fitohet liria me laps po neve në Kosovë na mungojnë varrezat e dëshmorëve’. Populli i Kosovës gjithmonë ka dashur dhe kërkuar lirinë, rruga deri në 17 shkurtin e vitit 2008 nuk ka qenë e lehtë, është dashur edhe veprim edhe vetëmohim, andaj faleminderit edhe kombeve që na kanë mbështetur dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës, sot me kënaqësi të veçantë pasi po nderojmë 59 dëshmorët e Prekazit”, u shpreh ajo.
