Kosovës i vjen një urim edhe nga Bangladeshi

Kosovës i vjen një urim edhe nga Bangladeshi

Aktuale February 18, 2025 - 11:59

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Bangladeshit, Mohammed Shahabuddin, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Shahabuddin ka vënë në dukje zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis Bangladeshit dhe Kosovës gjatë viteve të fundit, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

“Presidenti Shahabuddin ka shprehur bindjen e tij se marrëdhëniet midis dy shteteve do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen në vitet në vijim, duke kontribuuar në përfitimin e ndërsjellë të qytetarëve”, thuhet në njoftimin nga Presidenca. /Zëri