
Kurti uron 17-vjetorin e pavarësisë: Kosova ka punuar për të përmbushur idealin e dëshmorëve dhe ëndrrat e rinisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje festive me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeverisës tha se teksa festojmë kujtojmë me krenari rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë
“Kushtetua jonë vërtetë është e re, por kultura jonë është e një populli të lashtë e autokton e rrënjosur thellë në historinë tonë të lavdishme. Ne sot nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë tonë”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e demokracia kërkon institucione të forta.
“Institucione të forta që mbrojnë sundimin e ligjit, garantojnë zgjedhje të lira te të ndershme dhe sigurojnë që pushteti u shërben qytetarëve”, tha Kurti.
Kryeminitri theksoi tutje se suksesi ynë është dëshmi që kemi punuar në përputhje me amanetin e idealin e dëshmorëve të kombit dhe në përputhje me të drejtat e popullit, dëshirat e rinisë dhe ëndrrat e fëmijëve.
“Urime e gëzuar dita e pavarësisë. Rroftë Republika jonë!”, tha Kurti.