Pamja e re e monumentit “Newborn” për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Foto: Laura Hasani

Pamja e re e monumentit “Newborn” për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale February 17, 2025 - 08:30

“Newborn”, simboli i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ka marrë një pamje të re për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për çdo vit ky monument reflekton mesazhe të ndryshme dhe ngjarje të rëndësishme për vendin.

“Newborn” për Ditën e Pavarësisë së Kosovës vjen me një koncept që pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Image

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, tha se ka synuar ta bashkojë punën e njeriut me AI, duke reflektuar ndikimin që ka inteligjenca artificiale në jetët tona të përditshme.

Image

“Sivjet NEWBORN i dedikohet AI, por për me e ngjyrosë, hala na duhet dora edhe shpirti i njeriut”, ka shkruar ai.

Image

Projekti deri më tani është vlerësuar me një numër çmimesh prestigjioze të dizajnit në të gjithë botën.