Trumpi uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë, thekson mbështetjen e SHBA-së për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Trumpi uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë, thekson mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Aktuale February 16, 2025 - 17:03

Në prag të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga homologu i saj amerikan, Donald Trump.

Në mesazhin e tij, presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces.

Po ashtu, ai ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim.

"Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e tij.

Përveç kësaj Trumpi ka folur edhe për rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

“Në fund të urimit, Presidenti Trump ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur”, thuhet në njoftimin presidencial të Kosovës. /Zëri