Në prag të Pavarësisë, Endriti me AI krijon një video të Hashim Thaçit me Ismail Qemalin

Në prag të Pavarësisë, Endriti me AI krijon një video të Hashim Thaçit me Ismail Qemalin

Aktuale February 16, 2025 - 15:42

Endritit, djalit të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, duket se po ia do goxha mirë me teknologjinë.

Ai në vigjilje të 17 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, e ka krijuar një video me inteligjencën Artificiale apo siç njihet AI.

Videoja në fjalë tregon Hashim Thaçin dhe ish-kryeministrin e parë të Shqipërisë së pavarur Ismail Qemalin.

Simbolika e kësaj videoje është se Thaçi më 17 shkurt të 2008-tës shpalli Kosovën e pavarur kurse Qemali më 28 nëntor 1912, Shqipërinë.

“Ata që e ndajnë të njëjtin ideal, ecin krah për krah në histori pavarësisht se mund të jetojnë në epoka të ndryshme. Farën e mbjellë nga rilindasit e korrëm me breza por kulmet e idealit u arritën në Vlorën e vitit 1912 dhe në Prishtinën e vitit 2008. Tash radhën e ke ti”, thuhet në videon e postuar në story.