![Osmani sot merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih](/uploads/zeri.info/images/2025/February/11/auto_Vjosa_Osmani-konf-26_tetor_2024k-Laura_Hasani_copy1739275780.jpg)
Osmani sot merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih
Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar sot në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në (MSC), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.
Gjatë qëndrimit të saj në Munih, Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përveç takimeve bilaterale, presidentja do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës.
Konferenca e Sigurisë në Munih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.