ZPS-ja pushon hetimet ndaj Sylejman Selimit
Foto: Facebook

ZPS-ja pushon hetimet ndaj Sylejman Selimit

Aktuale February 13, 2025 - 16:03

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka pushuar hetimet ndaj ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili së fundi ishte edhe dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për medie nga shoqëria e avokatëve, pjesë e të cilës është edhe Artan Qerkini, i cili e përfaqësoi në Hagë, Selimin.

“Me krenari ju njoftojmë se klienti ynë Gjenerali Sylejman Selimi triumfon në Hagë—ZPS ndërpret hetimet ndaj tij”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Aty po ashtu thuhet se ky rezultat është një fakt shtesë mbi pastërtinë e luftës së UÇK-së. /BetimipërDrejtësi