
Për sa kohë duhet formuar qeveria e re?
E dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, kanë filluar pyetjet se cila parti e formon Qeverinë e re. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ekzekutivin nuk mund ta bëj një parti e vetme. Por, deri tek ky hap ka ende kohë. Meqë fillimisht duhet përmbyllur komplet procesi i numërimit të votave.
Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk japin sinjale që ndonjëra prej partive politike në vend mund të formoj qeverinë e vetme.
Megjithatë, deri tek ky hap duket që ka kohë.
Se cilat janë proceduat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore tregon hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Vullnet Bugaqku.
Sipas Bugaqkut, janë vetëm dy raunde që mund të provohet të votohen kandidatët për kryeministër në Kuvendin e Kosovës.
E për të arritur në këto hapa, duhet fillimisht të përfundoj numërimi i votave.
Veton Mujaj nga Demokracia në Veprim thotë se nuk ka një afat të caktuar se sa mund të zgjasë numërimi i votave në komuna.
Dy ditë pas zgjedhjeve, në Qendrën Komunale të Numërimit ka filluar numërimi i votave për kandidatë për deputetë. /teve1