Erion Veliaj reagon sërish nga qelia: Akuzat për mua janë të sajuara
Foto: Arkiv

Erion Veliaj reagon sërish nga qelia: Akuzat për mua janë të sajuara

Aktuale February 11, 2025 - 17:04

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme nën akuzat për korrupsion.

Vetë Veliaj ka reaguar sot në rrjete sociale për këtë arrestim, duke u munudar që ta shfajësojë vetën, raporton Zeri.info.

Ai ka akuzuar analistët e mediat, teksa ka thënë se kanë akuzuar e shpifur gjëra të ndryshme.

“Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet criminal”, shkroi ai në Facebook. /Zëri