![Kurti për raportin e Transparency International: Kosova ngrihet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit](/uploads/zeri.info/images/2025/January/27/auto_auto_auto_1Albin_Kurti_copy170497547017257918151737932886.jpg)
Kurti për raportin e Transparency International: Kosova ngrihet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit
Kryeministri Albin Kurti ka komentuar raportin e fundit të Transparency International, në lidhje me Indeksin e Perceptimit të Korrupsioni.
Sipas këtij raporti, Kosova ka shënuar një ngritje të lehtë sa i përket luftës kundër korrupsionit, ndërsa Kurti ka shkruar se vendi ka ngritje për 10 vende, duke u shprehur se për katër vite sa ishte në drejtimin e Qeverisë, Kosova ka një ngritje për 31 vende, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Kosova ngrihet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar – në total për 31 vende prej se kemi marrë drejtimin e qeverisë.
Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rangimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar.
Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët, e bashkë me të edhe imazhi i vendit tonë i cili çdo herë e më shumë po përmirësohet, e Republika përherë e më shumë po lartësohet.