Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti “hajvan” i shkon vetëm atij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media pas publikimit të 90% të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haradinaj para mediave tha se kjo ka qenë një garë e ashpër.
“I falënderoj strukturat e koalicionit tonë të Aleancës, të Nismës, të Konservatorëve, Intelektualin, Idealin të gjithë që kanë qenë pjesë e një gare jo të lehtë e pranoj se gara ka qenë e ashpër. Jam mirënjohës votuesve që kanë votuar për koalicionin për Kosovën Fituese 137 edhe pse jemi në rezultatet preliminare pra 90% e votave të vend janë të numëruara kanë mbet votat e diasporës dhe me kusht e pranoj që nuk jam i kënaqur me këtë rezultat”, u shpreh Haradinaj.
Më tutje Haradinaj foli edhe për mundësinë e koalicionit mes LVV-së dhe AAK-së.
“Kisha pas dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës, megjithatë opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtet, e cila humbi një numër të konsiderueshëm të votave. Është në nderin tim të ndihmojë një qeveri të opozitës assesi të Vetëvendosjes pra me zotëri Kurtin. Me kënaqësi bashkëpunojë me partitë opozitare, jemi të gatshëm nuk do të pengojmë asgjë”, u shpreh ai.
Haradinaj komentoi edhe ofendimet që ia bëri mbrëmë Kurti opozitës.
“Ky epitet i shkon kryeministrit, ma hajvan se ai nuk ka pas 4 vjet qeverisje, ka tregu vica krejt fushatën nuk ka pasur program as të arritura”, tha Haradinaj.