![Begaj përgëzon qytetarët e Kosovës për procesin e votimit](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_Votim21739135970.jpg)
Begaj përgëzon qytetarët e Kosovës për procesin e votimit
Aktuale
February 09, 2025 - 22:03
“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!”.
Kështu është shprehur Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në lidhje me zgjedhjet e mbajtura sot në Kosovë.
“Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”.