Kosova bëhet me qendër nacionale për trajnim në fushën e kërkim shpëtimit
Foto: Facebook

Kosova bëhet me qendër nacionale për trajnim në fushën e kërkim shpëtimit

Aktuale February 07, 2025 - 19:40

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sot është bërë ndarja e dy kamionëve për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave me të cilët zjarrfikësit do të kenë mundësinë e intervenimit në objekte të larta e distanca të mëdha.

Sveçla, në një postim në Facebook, tha se kishte kënaqësi të nënshkruan vendimin përmes së cilit i ka hapur udhë funksionalizimit të komponentës së kërkim shpëtimit brenda Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

“Këtë javë, me kënaqësi kam nënshkruar vendimin përmes së cilit i kam hapur udhë funksionalizimit të komponentës së kërkim shpëtimit brenda Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave. Sot, bashkë me Drejtorin e Agjencisë Genc Metaj, inauguruam objektin e kësaj qendre që ndodhet në Zubin Potok, buzë Liqenit të Ujmanit”, shkruan Sveçla në Facebook.

Ai tha se këtë objekt e kishin gjetur të pashfrytëzuar dhe me investimin e tij, që kap shifrën rreth 990 mijë euro, objekti është sanuar dhe do të jetë në shfrytëzim të kuadrove të AME-së që do të trajnohen e profilizohen në fushën e kërkim shpëtimit në ujë dhe mal.