![Kosovarët s’mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani – plotësohen terminet për 2025-ën](/uploads/zeri.info/images/2025/January/05/auto_auto_Pritja_per_viza-Ambasada_e_Gjermanise-26_shkurt_2019d-Laura_Hasani15621333591736059721.jpg)
Kosovarët s’mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani – plotësohen terminet për 2025-ën
Punëtorët nga Kosova që dëshirojnë të punojnë në Gjermani përmes Rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të aplikojnë më për viza pune gjatë vitit 2025, pasi kontingjenti vjetor i termineve është plotësuar për më pak se një muaj.
Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dhe Agjencia për Punë në Gjermani, e cila ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se nuk do të ketë më termine të reja deri në vitin 2026.
Ndërkaq gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani, ka shpërndarë postimin, duke shpjeguar procedurën.
Interesimi i madh i punëtorëve pa kualifikime nga Kosova ka bërë që kuota për këtë vend të mbushet shumë shpejt, ndërsa për shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë ende ka vende të lira.
Në total, për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë parashikuar 50 mijë viza pune për vitin 2025, por secili shtet ka kuotën e vet.
Për Kosovën, kjo kuotë tashmë është plotësuar, duke e bërë të pamundur aplikimin e mëtejshëm për vitin e ardhshëm.