Komuna e Prishtinës hap thirrjen për ndarjen e 120 bursave për studentë
Komuna e Prishtinës ka publikuar thirrje për ndarjen e 120 bursave për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2024/2025.
Bursat do të ndahen për: Fakultetin e Arteve – 4 bursa, Fakultetin e Shkencave Sportive – 4 bursa, Fakultetin Juridik – 7 bursa, Fakultetin Ekonomik – 7 bursa, Fakultetin Filozofik – 7 bursa, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – 7 bursa, Fakultetin e Filologjisë – 8 bursa, Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës – 10 bursa, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – 10 bursa, Fakultetin e Edukimit – 14 bursa, Fakultetin e Mjekësisë -14 bursa, Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore – 14 busa, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – 14 bursa.
Në njoftimin e Komunës të datës 06.02.2025, bëhet e ditur se të drejtë konkurimi për përfitim të bursës kanë vetëm ata studentë të cilët janë të rregullt, që janë së paku që 10 vite banorë të Komunës së Prishtinës dhe që janë të regjistruar në fakultete të universiteteve publike të Kosovës. Përjashtim bëjnë studentët që ndjekin studimet pasuniversitare – master dhe doktoratë.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se konkursi do të mbetet i hapur për 15 ditë, nga 05.02.2025, deri më 19.02.2025.
Ndërkaq detajet e tjera lidhur me kriteret e thirrjes mund t’i lexoni duke klikuar këtu. /telegrafi