Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave të shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave të shoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Aktuale January 29, 2025 - 14:16

Nga sot hyri në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentave të shoferëve mes Kosovës dhe Italisë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, e cila thotë se njohja e patentave të shoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin. Finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë, sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë”, thuhet në njoftim. /Zëri