Dy lagje dhe katër rrugë të Prishtinës do të mbesin pa ujë tërë ditën e premte

Dy lagje dhe katër rrugë të Prishtinës do të mbesin pa ujë tërë ditën e premte

Aktuale January 29, 2025 - 10:55

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka deklaruar se në dy lagje dhe katër rrugë të Prishtinës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e premte, më 31 janar.

Në njoftim është bërë e ditur se nga ora 6:00 e mëngjesit e deri në orën 22:30 s’do të ketë furnizim me ujë në lagjet Sofalia dhe Tasligje 1, 2, 3, 4 dhe deri tek Avalla.

Pa ujë do të mbesin edhe rrugët: “Shpëtim Robaj”, “Xhavit Ahmeti”, “Gani Balaj”, dhe “Sali Butka”.

Ndërprerja e furnizimit me ujë do të bëhet për shkak të kërkesës së Komunës për lidhjen e gypit fi 400 mm në rrugën “Xhavit Ahmeti”.