Fushata, DnV: VV-ja më së shumti përdori gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes

Fushata, DnV: VV-ja më së shumti përdori gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes

Aktuale January 25, 2025 - 12:27

Violeta Haxholli nga Demokracia në Veprim ka folur për dy javët e fushatës zgjedhore që janë zhvilluar për zgjedhjet e 9 shkurti.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se shqetësuese vazhdon të mbetet përdorimi i gjuhës së urrejtjes, sipas DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje është e para prej partive që përdorë më së shumti gjuhës të urrejtjes dhe nxitjes në aktivitete.

“Vazhdon përdorimi i gjuhës nxitëse dhe urrejtjes nga subjektet politike, në total në këto dy javë e kemi hasur në 62 aktivitete apo në rreth të 20% të aktiviteteve. Në raport me numrin e aktiviteteve të mbajtura më së shumti raste kemi hasur në aktivitetet e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, apo në 25% të aktiviteteve të organizuara nga kjo parti. Tutje, tek LDK në 20 për qind, tek AAK 18% dhe tek PDK-ja 11% të aktiviteteve është përdorur gjuha nxitëse dhe e urrejtjes”, ka thënë Haxholli.