Kosova dhe Holanda nënshkruajnë planin bilateral të mbrojtjes

Kosova dhe Holanda nënshkruajnë planin bilateral të mbrojtjes

Aktuale January 24, 2025 - 13:58

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u nënshkrua plani bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2025 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

Plani mes dy vendeve u nënshkrua nga nënkolonel Liridon Poroshtica, përfaqësues nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime EuroAtlantike dhe atasheu i Mbrojtjes për Kosovë nga Mbretëria Holandeze, nënkolonel Jurgen Fleischmann.

“Ky plan i ri për vitin 2025 synon zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e lidhjeve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Holandës. Gjithashtu, ky bashkëpunim i fortë dëshmon përkushtimin e të dy vendeve për të punuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin global”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes. /Zëri