Grenelli për Kurtin: I çoi mardhëniet Kosovë – SHBA në një pikë të ulët, u dënua nga evropianët, NATO dhe Bideni

Grenelli për Kurtin: I çoi mardhëniet Kosovë – SHBA në një pikë të ulët, u dënua nga evropianët, NATO dhe Bideni

Aktuale January 23, 2025 - 19:06

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të veçanta në Administratën Trump, Richard Grenell, është marrë edhe sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Grenell ka thënë se mardhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së u dobësuan gjatë presidencës së Joe Biden, ndërsa për këtë ka fajësuar kryeministrin Kurti, transmeton Zeri.info.

Në një shkrim në platformën “X”, Grenelli thotë se Kurti zgjodhi të hynte në përplasje politike dhe ndërmori veprime të njëanshme.

Shkrimi i plotë i Grenellit:

Marrëdhënia e Shteteve të Bashkuara me Kosovën u dobësua gjatë presidencës së Joe Biden.

Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë e Biden kritikuan veprimet e Kurtit dhe paaftësinë e tij për të zhvilluar ekonominë e Kosovës.

Kurti zgjodhi të hynte në përplasje politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai e çoi marrëdhënien Kosovë-SHBA në një pikë të ulët. Ai u dënua nga liderët evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden.

Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris, megjithatë, ai përsëri u kritikua prej tyre.