Kurti ngushëllon familjen e gazetares ukrainase që vdiq sot në Kosovë

Kurti ngushëllon familjen e gazetares ukrainase që vdiq sot në Kosovë

Aktuale January 22, 2025 - 15:55

Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Priadko, e cila ishte e strehuar në Kosovë nga viti 2023 bashkë me djalin e saj.

“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko.Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë”, ka shkruar Kurti.

Kurti tutje shkruar se si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit "Gazetarët në Rezidencë" (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo ndërtoi një jetë të re këtu mes nesh.

“Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës”, thotë Kurti. /Zëri