Presidentja Osmani uron sekretarin amerikan të shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Presidentja Osmani uron sekretarin amerikan të shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Aktuale January 21, 2025 - 08:13

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Marco Rubion, i cili është konfirmuar si sekretar i 72-të i shtetit amerikan.

Osmani në një postim në platformën X shkruan se Kosova mezi pres të punojë me sekretarin Rubio.

“Urime Marco Rubio për konfirmimin tuaj unanim si sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së. Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku.

Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, shkruan e para e shtetit të Kosovës.