Rama: Në kantierin e Spitalit të Kardiokirurgjisë e Kirurgjisë Vaskulare, punë me ritme të shpejta
Aktuale
January 19, 2025 - 19:40
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se në kantierin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT po punohet me ritme të shpejta.
Ai është shprehur se kjo po bëhet për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, përcjell Klankosova.tv.
“Në kantierin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde europiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara”, ka shkruar Rama në Facebook.