Italia dërgon 200 trupa “të përkohshëm” në KFOR, do të merren edhe me zgjedhjet në vend

Italia dërgon 200 trupa “të përkohshëm” në KFOR, do të merren edhe me zgjedhjet në vend

Aktuale January 18, 2025 - 17:09

Trupat italiane, rezervistë të KFOR-it, kanë arritur të shtunën në Prishtinë, për të përforcuar aleancën e NATO-së në Kosovë.

Sipas njoftimt të KFOR-i thuhet se vendosja dhe qëndrimi i tyre në Kosovë është i përkohshëm.

“Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë, nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari”, do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm për situatën e sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.