Besnik Berisha dhe Luljeta Aliu propozohen për kryetar dhe nënkryetare të KPM-së

Besnik Berisha dhe Luljeta Aliu propozohen për kryetar dhe nënkryetare të KPM-së

Aktuale January 17, 2025 - 15:16

Komisioni i Pavarur për Mediave [KPM], përmes propozimeve të tre anëtarëve të saj, ka shkarkuar kryetarin aktual Jeton Musliu dhe ka ndryshuar rregulloren për të emëruar kryetarin dhe nënkryetarin e ri.

Kryetari i deritanishëm Jeton Musliu, të cilit i skadonte mandati më 21 janar, ka dalë kundër dy propozimeve që janë bërë nga tre anëtarë të KPM-së për shkarkimin e tij dhe për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri.

Propozimet e paraqitura kanë marrë tri vota për, një kundër dhe një abstenim dhe si të tilla kanë kaluar, ndërsa është vazhduar me procedurat e zgjedhjes, ku për kryetar të KPM-së është propozuar anëtari i saj Besnik Berisha dhe për nënkryetare Luljeta Aliu, raporton Zeri.info.

Aktualisht anëtarët e KPM-së po përgatiten për votim të fshehtë nëse janë për ose kundër këtyre emrave. /Zëri