IHMK: Një ciklon nga Italia sjell mot të ftohtë sot në Kosovë
Një ciklon i ardhur nga jugu i Italisë ka bërë që sot në Kosovë të ketë ulje të konsiderueshme të temperaturave.
“Cikloni nga jugu i Italisë dhe deti Jon do të kushtëzojë mot me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesataren dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin”.
“Kjo situatë meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë. Ngricat tashmë janë prezente në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. Për këtë arsye, rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme”.
“Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë”.