Hamza: 131, numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Aktuale
January 06, 2025 - 12:12
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas hedhjes së shortit nga KQZ-ja për numrat e partive politike.
PDK-ja do të mbajë numrin 131 për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hamza ka thënë se131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim.
“Është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
131 për Kosovën që mundet ma mirë!”, shkroi Bedri Hamza në Facebook.