Kryetari i Dragashit: S’mund t’i themi zyrtarit shko në shtëpi se ke bërë vepra penale para disa vitesh
Fehmi Selaj, në aplikimin e tij të bashkangjitur kishte “Certifikatë mbi dënimet penale”, në të cilën tregohet se nuk është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë. Por, në këtë certifikatë nuk përfshihen aktgjykimet me gjoba dhe aktakuzat. Teksa, për aktgjykimin me të cilin është dënuar me 20 muaj burgim, i njëjti ka bërë rehabilitimin ligjor.
Xheladini, thotë se do të ndërmerren veprime për të në rastin kur do të pranojnë ndonjë vendim të Gjykatave.
“Derisa të na vjen informata prej Gjykatës, të na vjen vendimi prej Gjykatës ai person do të vazhdojë të punojë. Ne nuk mund t’i themi pse ti para disa viteve ke kry vepra penale, ti duhet të shkojsh te shpia, nuk mujm me i thënë se Ligji nuk e lejon atë. E moralisht ai, moralisht ai vetë mundet me thënë unë jam një precendent penal dhe s’po du me punu. Ai vetë mundet me vendosë, por ne s’kemi drejtë ligjore, nuk mundem unë me i thënë paske bërë vepra para disa viteve edhe ti shko të shtëpia se ai koka punësu në bazë të të gjitha rregullave me konkurs, me të gjitha rregullat edhe me ligj, a ka pasë ankesa, a nuk ka pasë ankesa nuk e di edhe tash ai person për momentin është i lirë, a është i lirë, është t’u punu”, shtoi ai.
Bazuar në të dhënat e CV-së, Fehmi Selaj filloi studimet në Departamentin për Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin “Hasan Prishtina”, gjatë vitit akademik 2004/2005.
Selaj, kishte punuar si administrator dhe përgjegjës i furnizimit në një kompani, “Micre Mobile Bankier” në një bankë në Dragash dhe financier në një kompani të autobusëve.
Gjatë këtij viti, Selaj u punësua si zyrtar civil në Komunën e Dragashit, ku veprimtarinë e tij e ushtron në Llapushnik të kësaj komune.
Puna si zyrtar civil në komuna, ka rëndësi të madhe sepse të njëjtit luajnë rol kyç në funksionimin dhe administrimin e shërbimeve publike në nivel lokal. /BetimipërDrejtësi