Ministri Maqedonci pritet të jetë kandidat për deputet në LVV
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se do të vazhdojë të merret me politikë pas përfundimit të këtij mandati.
Në Rubikon të Klan Kosovës ai ka treguar se a do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
“Normalisht që qëndrimi im politik lidhet me qëndrimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyeja se pse jam ministër i kësaj qeverie është se përveç të tjerash përputhet me programin pikërisht të LVV-së.
Unë do të jem i gatshëm që të ndjek edhe rrugën politike, e di që për një periudhë të gjatë kam qenë pjesë e aspektit të profesionit ushtarak, mirëpo tani pa uniformë vlerësoj që mund të jem edhe në politikë.
Vlerësoj se kryeministri Kurti ka vlerësuar që unë do të jem në listën për deputetë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Besoj që po, është vendimmarrje e Kryesisë, unë kam shfaqur vullnetin të jem pjesë e listës”, tha Maqedonci.