Vendimi për gjuhët në Maqedoni, Kushtetuesja vendos për debat me ekspertë dhe partitë politike

Vendimi për gjuhët në Maqedoni, Kushtetuesja vendos për debat me ekspertë dhe partitë politike

Aktuale December 11, 2024 - 10:39

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut vendosi të ketë seancë përgatitore, në të cilën ekspertë profesorë, por edhe parti politike, të marrin pjesë në debat, ku gjithkush do t’i paraqiste argumentet e tij në lidhje me kontestimin e Ligjit për gjuhët.

Ky propozim doli nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për lëndën. E vetmja që ishte kundër kësaj ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila tha se Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të sjellë vendim për diçka, nëse diçka është apo jo kushtetuese. /TV21