Lajçaku e informon Këshillin e Atlantikut të Veriut rreth zhvillimeve në dialog
Emisari evropian, Miroslav Lajçak, e ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë - Serbi.
Kështu ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku ka postuar disa fotografi.
“E informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë - Serbi”, shkroi Lajçaku.
Kujtomë se takimi i radhës në Bruksel në lidhje me dialogun mbahet më 17 dhjetor.
Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, duke përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel.
Briefed the North Atlantic Council on developments in the Kosovo-Serbia Dialogue.
— Miroslav Lajëák (@MiroslavLajcak) December 11, 2024
Stressed the importance of our excellent EU-NATO cooperation for regional stability.
Thanks to @NATO DSG @Sekerinska & all Ambassadors for a valuable discussion & ë Amb @MarekVarga14 for inviting pic.twitter.com/I4crG8TT1a