Miratohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025
Foto: Laura Hasani

Miratohet buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025

Aktuale December 09, 2024 - 11:39

Komuna e Prishtinës ka miratuar sot buxhetin për vitin 2025, pas tri dështimeve radhazi.

Buxheti u miratua më 25 vota për dhe një abstenim në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Mbështetje këtij buxheti i dhanë asamblistët e LDK-së, AAK-së, AKR-së dhe Nismës.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme nuk morën pjesë asamblistët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën e kaluar LVV-ja dhe PDK-ja deklaruan se nuk janë përfillur kërkesat e tyre lidhur me draftin e buxhetit.

Buxheti për vitin 2025, për Prishtinën, do të jetë 128 milionë euro.