Osmani: Notre Dame – simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën
Foto: Facebook

Osmani: Notre Dame – simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën

Aktuale December 07, 2024 - 23:20

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi bashkë me burrin e saj Prindon Sadriun, nga Parisi, ku atje po qëndrojnë për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dam.

Osmani, ka ndarë një fotografi bashkë me burrin e saj Prindon Sadriun, nga Parisi, ku atje po qëndrojnë për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dam.

“Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame”, shkroi ajo.

E para e shtetit tha se Notre Dame, është një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, që vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore.

Osmani më herët u pa duke i shtrënguar duar me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump, në ceremoninë e Katedrales e cila u dogj në vitin 2019.