Rama i pranishëm në rihapjen e Notre Dame: Kemi kontribuar dhe ne

Rama i pranishëm në rihapjen e Notre Dame: Kemi kontribuar dhe ne

Aktuale December 07, 2024 - 23:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga ceremonia e përurimit të katedrales së rindërtuar në Paris, ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota, mes të cilëve dhe presidenti i zgjedhur i Shteteve Bashkuara, Donald Trump.

Rindërtimi i katedrales simbol zgjati 5 vite dhe kushtoi mbi 1 miliardë dollarë, teksa Rama shkruan se për këtë kauzë kontribuoi dhe Shqipëria.

“Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama.