Raportohet se është arrestuar edhe Hajredin Kuçi
Aktuale
December 05, 2024 - 11:11
Është arrestuar Hajredin Kuçi.
Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, raporton Paparaci.
Kuçi është arrestuar sot në mëngjes në shtëpinë e tij, kanë bërë të ditura burime të Paparacit.
Ai dyshohet për të njëjtat vepra penale sikurse ish-këshilltari tjetër i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, po ashtu i arrestuar mëngjesin e sotëm. Ata dyshohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Pas një karriere të gjatë politike në Kosovë, Hajredin Kuçi së fundmi ishte pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë.