Molliqaj i reagon Bislimit:  Nëse bandat e Radoiçiqit ishin këtu apo ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve
Foto: Laura Hasani

Molliqaj i reagon Bislimit: Nëse bandat e Radoiçiqit ishin këtu apo ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve

Aktuale November 30, 2024 - 21:35

Molliqaj i reagon Bislimit:  Nëse bandat e Radoiçiqit ishin këtu apo ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me një postim në rrjetin social Facebook.

Ai tha se përgjegjësia mbetet tek Qeveria nëse banda e terroristit Milan Radojçiq ka qenë apo ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

“A nuk na paska ikur banda e Radoiçiqit? A nuk e keni ndjekur, siç thonit? Si e shpallët të lirë një hapësirë ku kriminelët i paskëshit me emra dhe mbiemra, cilët dhe ku janë? Krahu djathtë i Radoiçiqit paska qenë tërë kohën rrotull? E çka ndoqët ju? Kë ndoqët? Nëse ishin këtu apo nëse ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve, që nguteni të ngrisni flamurin e fitorës, duke rrezikuar vendin, e marshoni me propagandë, roje e mbrojtje kur shkoni andej urës. Ju kemi parë. Ajo pika e fortë e Kurtit, veriu i vendit, na u bë popllavë prej rrene”, ka thënë ai.