Osmani vlerëson lart institucionet e shtetit për menaxhimin e e suksesshëm të situatës
Foto: Facebook

Osmani vlerëson lart institucionet e shtetit për menaxhimin e e suksesshëm të situatës

Aktuale November 30, 2024 - 17:23

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zyra për informim e Presidencës njofton se në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar.

“Pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti. Në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar. Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.