Zjarrfikësit shpërndajnë ujë për qytetarët në Mitrovicë [foto]
Pas situatës së krijuar në Varag të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit në “Ibër Lepenc”, Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë masa emergjente për të ndihmuar qytetarët.
Përmes një njoftimi, Komuna ka njoftuar se Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve, gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë ujë në disa lokacione të qytetit të Mitrovicës, respektivisht në qendër të qytetit dhe në rrugën “Ali Zeneli”.
“Uji i shpërndarë është i përshtatshëm vetëm për përdorim higjienik dhe nuk rekomandohet për konsum të pijshëm. Komuna e Mitrovicës mbetet e mobilizuar për të përmbushur çdo kërkesë dhe për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë të vështirë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu edhe “Zëri” ka qenë në Mitrovicë ku ka parë qytetarë derisa furnizoheshin me ujë.
Më poshtë ju sjellim fotografi: