Shpërthimi në Ibër-Lepenc, KRU “Prishtina” njofton se në tri komuna do të ketë reduktime të ujit
Foto: Laura Hasani

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, KRU “Prishtina” njofton se në tri komuna do të ketë reduktime të ujit

Aktuale November 30, 2024 - 13:55

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë reduktime të ujit në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Ndërprerja do të ndodhë pas gjendjes së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit,

“Të nderuar konsumatorë! Për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok dhe prurjes së pakët të ujit nga kanali i Ibër Lepencit jemi të detyruar të aplikojmë reduktime në Drenas sot nga ora 13:00- 18:00,në Fushë Kosovë dhe Obiliq nga ora 14:00- 19:00”, thuhet në njoftim.

Tutje, KRU “Prishtina”, shpreson që gjendja të përmirësohet shpejt.