Osmani takohet me Barduanin: Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimet e Serbisë

Osmani takohet me Barduanin: Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimet e Serbisë

Aktuale November 30, 2024 - 13:29

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Republikës së Kosovës.

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim, Osmani ritheksoi se sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimet e Serbisë për destablizimin e Kosovës dhe gjithë rajonit, duke cenuar sigurinë kombëtare të vendit tonë si dhe duke synuar krijimin e një krize humanitare.

“Presidentja shprehu vlerësimin e lartë për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar e poashtu falënderoi KFOR-in, i cili menjëherë ka ofruar të gjitha kapacitetet e tyre për të ndihmuar tejkalimin e kësaj gjendjeje si dhe parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftim. /Zëri