Konjufca: Tentativat për t’i shkaktuar dëm Kosovës do të dështojnë
Foto: Laura Hasani

Konjufca: Tentativat për t’i shkaktuar dëm Kosovës do të dështojnë

Aktuale November 30, 2024 - 13:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit që ndodhi të premten në mbrëmje në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Konjufca në një postim në Facebook shkruan se tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë.

“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre.

Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, thotë Kojnufca.