Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës
Foto: Laura Hasani

Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës

Aktuale November 30, 2024 - 11:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e sistemit Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Kryeministri është i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

"Policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës", ka thënë Kurti nga vendi i ngjarjes, në një deklaratë për media.

Pas shpërthimit kryeministri Kurti u shpreh se shteti ynë është i vendosur dhe i përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike.

Kryeministri Kurti, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, ka thënë se atje po bëhet një punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona, të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar atje./RTK