Rama për sulmin në Ibër Lepenc: Akt i sabotazhit, një krim i rëndë i cili cenon jetën e qytetarëve të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Rama për sulmin në Ibër Lepenc: Akt i sabotazhit, një krim i rëndë i cili cenon jetën e qytetarëve të Kosovës

Aktuale November 30, 2024 - 10:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit.

Rama e ka quajtur këtë akt të sabotazhit mbi insfrastrukturën kritike dhe si një krim të rëndë që cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, transmeton Zeri.info.

“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, thotë Rama.

Ai i ka bërë thirrje BE-së që të heq sanksionet ndaj Kosovës dhe të riorganizoi formatin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, shkruan Edi Rama në rrjete sociale”, ka thënë kreu i qeverisë së Shqipërisë. /Zëri