Protesta e 26 nëntorit, Salianji nga burgu me letër për popullin: Ngritni krye
Aktuale
November 23, 2024 - 19:32
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka shënuar një letër për qytetarët, pak ditë para protestës së 26 nëntorit.
Ne letrën e Salianjit, të postuar edhe në faqen e tij në Facebook, ai i bën thirrje shqiptarëve që të rezistojnë dhe të ngrenë krye, për të ndryshuar situatën.
Salianji shton gjithashtu se punët në Shqipëri po shkojnë gjithmonë e më keq, njësoj siç sipas tij është edhe dënimi i tij politik në burgun e Fierit.