Krasniqi dhe Tahiri takohen me udhëheqësit e SBASHK-ut: Premtojnë se sfidave do t'i vie fundi pas 9 shkurtit
Foto: Facebook

Krasniqi dhe Tahiri takohen me udhëheqësit e SBASHK-ut: Premtojnë se sfidave do t'i vie fundi pas 9 shkurtit

Aktuale November 22, 2024 - 17:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se së bashku me Shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin kanë pritur në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi kanë biseduar lidhur me sfidat e ndryshme të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në Kosovë të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, raporton Zeri.info.

“Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë”, thuhet në njoftim. /Zëri