Rama: Gjuha shqipe nën sulmin barbar të injorantëve, e kemi detyrimin ta mbrojmë

Rama: Gjuha shqipe nën sulmin barbar të injorantëve, e kemi detyrimin ta mbrojmë

Aktuale November 21, 2024 - 11:06

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studiuesve dhe akademikëve të gjuhës shqipe ta mbrojnë atë nga sulmet e atyre që ai i quajti delirantë e injorantë, të cilët përhapin idetë e tyre përmes platformave në rrjetet sociale.

“Fjalori i gjuhës shqipe, më në fund pas gjysmë shekulli përditësohet falë punës monumentale të bërë nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve dhe akademikëve nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut. Nesër, në dijeninë time do të prezantohet publikisht edhe drafti i këtij fjalori, sepse fjalori do të hidhet në një konsultim shumë të gjerë publik dhe do të merren të gjithë ato sugjerime e vërejtje që me gjasë mund ta pasurojnë, por me siguri do ta konsolidojnë si një produkt të përbashkët të një rezistence të domosdoshme në një përpjekje, ku ne nuk e kemi të mundur të jemi në sulm, sepse jemi nën agresionin e barbarisë dhe gjithfarëlloj injorantësh dhe delirantësh që gjejnë hapësire falë botës së rrjeteve sociale, por e kemi detyrim të jemi në mbrojtje që të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit”, tha Rama në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe, që mbahet në Tiranë. /A2CNN